X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Sistemi kompjuterik i FMN-së bëhet pre e Hakersave

Sistemi kompjuterik i FMN-së bëhet pre e Hakersave

Written By The Informer on 6.12.2011 | 12:24

Skandali seksual që përfshiu lidershipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar duket se ka qenë hiçgjë para një skandali tjetër që është mbajtur i fshehur deri më tani.


FMN ka bërë të ditur se pak muaj më parë ishte bërë objekt sulmi hakerat të cilët kishin ndërhyrë në sistemet e Fondit me qëllim instalimin e një softueri për marrjen e të dhënave të rezervuara.

FMN, që mban të dhëna të rëndëshme për ekonomitë e shumë vendeve, thotë se operacionet e saj kishin qenë plotësisht funksionale.

Sulmi ka ndodhur para se ish-kreu, Domenique Strauss-Kahn të arrestohej në Nju Jork nën akuzat për ngacmim seksual.

“Mund të konfirmoj se në po hetojmë për incidentin në fjalë”, tha zëdhënësi i Fondit.

Një zyrtar i sigurisë kompjuterike pranë FMN-së, që preferoi të mbetet anonim, tha se pas sulmit të hacker-ave qendronte edhe një qeveri.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger