X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » SHBA, KSHA i dorëzon Memorandumin e Çështjes Shqiptare E.Engel

SHBA, KSHA i dorëzon Memorandumin e Çështjes Shqiptare E.Engel

Written By The Informer on 6.30.2011 | 06:29

Kongresisti amerikan Eliot Engel pranoi një Memorandum për çështjen shqiptare në Maqedoni nga ana e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan. 

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan (KSHA) me seli në Çikago të shtetit Illionis i dorëzoi mbrëmë memorandumin kongresistit Eliot Engel, në të cilin theksohet nevoja e mbështetjes së çështjes shqiptare në Maqedoni. 

Me këtë memorandum kërkohet mbështetja dhe angazhimi i kongresistit amerikan Engel si lobues shqiptar për sjelljen e një Rezolute në Kongresin Amerikan për çështjen shqiptare. 

"Ju lutemi të angazhoheni maksimalisht në sjelljen e një rezolute në Kongresin Amerikan ku do të dënoheshin veprimet e Qeverisë maqedone dhe të kryeministrit Nikolla Gruevski, të cilët edhe 20 vite pas zhvillimeve demokratike, shqiptaret dhe të tjerët në Maqedoni akoma nuk janë të barabartë. Për ta bërë këtë, kërkojmë që në Maqedoni të bëhen ndryshime rrënjësore kushtetuese duke marrë si model kushtetutën e Belgjikës dhe të Zvicrës", theksohet në Memorandumin e KSHA. 

Gjithashtu nëpërmjet Memorandumit kërkohet edhe mbështetja për çështjen çame, për të cilën kërkohet një zgjidhje për siç thuhet këtë pjesë shqiptare në Greqi. Lidhur me memorandumin, Engel ka përdorur një fjalim të matur dhe diplomatik. 

Kryetari i KSHA-së, Xhevat Sherifi i ka dëshiruar mirëseardhje kongresistit Engel, duke e faleminderuar për angazhimin dhe kontributin e tij të palodhshëm për çështjen shqiptare, me theks të veçantë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. 

Engel në fjalimin e tij foli për angazhimin e tij për çështjen e Kosovës dhe krizat në ish-Jugosllavi. Ai ka folur për përpjekjet diplomatike dhe bisedat direkte me ish-presidentin amerikan Bill Klinton lidhur me përdorimin e forcës kundër Serbisë dhe diktatorit Millosheviq në luftën e Kosovës. "Kështu edhe Kosova u çlirua dhe sot kemi një Kosovë të pavarur e cila ecën drejt integrimeve evroatlantike", deklaroi kongresisti amerikan. 

Takimi me Engell u organizua në kuadër të një fushate fondmbledhëse për Kongresin Amerikan.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger