Në Greqi po zhvillohet greva 48-orëshe e punonjësve të sektorit publik dhe atij privat, ndërkohë që Parlamenti po bëhet gati për të votuar masat anti-krizë.
Turma të mëdha protestuesish janë mbledhur në rrugët e Athinës, në një kohë kur transporti publik ka ndërprerë punën.
Ditën e hënë, kryeministri Jorgo Papandreu deklaroi se vetëm plani i tij anti-krizë prej 28 miliardë eurosh mund ta ngrejë sërish Greqinë në këmbë.
Nëse qeveria humbet, atëherë BE dhe FMN mund të tërheqin huanë prej 12 miliardë eurosh dhe shtetit helen mund t’i mbarojnë rezervat financiare brenda pak javësh.
Presidenti francez Nicolas Sarkozy deklaroi dje se bankat franceze janë të gatshme të ndihmojnë Greqinë duke ofruar hua 30-vjecare për të.

Post a Comment