NATO-ja i ka kërkuar qeverisë gjermane mbështetje në misionin në Libi. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha, se është paraqitur një kërkesë e aleancës.
Kështu ai konfirmoi një raport të portalit të lajmeve "Spiegel Online". Sipas tij kërkesa ka mbërritur që në fillim të javës së kaluar.
Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maiziere (CDU) e ka miratuar menjëherë lutjen duke lejuar kësisoj edhe që ushtria gjermane t’u livrojë aleatëve për sulmet ajrore kundër trupave të pushtetmbajtësit Muammar al-Gaddafi pjesë të veçanta për bomba dhe predha, vazhdon raporti.
Gjermania pati abstenuar në votimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi misionin në Libi në mars duke refuzuar përfshirjen ushtarake.

Post a Comment