Sheshi “Tahrir” ne Egjipt eshte shnderruar serish ne arene perleshjesh mes forcave te sigurise dhe protestuesve. Mbi 600 persona u plagosen. Sic raporton televizioni “Al Xhazira”, episodet e dhunes nisen te marten ne mbremje, kur familjare te viktimave u mblodhen aty per te perkujtuar kryengritjen qe ne shkurt rrezoi nga pushteti, presidentin Hosni Mubarak.
Qindra te rinj qelluan me gure dhe sende te forta forcat e sigurise, te cilet u kunderpergjigjen me gazlotesjelles. Dhjetera persona u arrestuan. Protestuesit kritikuan vonesat ne proceset gjyqesore kunder ish- eksponenteve te rregjimit. Ndersa sipas gazetes online “Al Masri Al Joum” trazirat nisen pasi u arrestuan disa persona- sipas deshmitareve- 15 vete, te cilet po protestonin ne lagjen Aguza.
Me pas protestuesit vendosen te qendrojne perballe ministrise se Brendshme, prane sheshit “Tahrir” ku u arrestuan edhe 20 te tjere. Protestuesit kerkuan rrezimin e gjeneralit Mohamed Husein Tantavi, kreu I Keshillit Suprem ushtarak dhe ish-minister I Mbrojtjes.
Ushtria egjiptiane- qe drejtoi vendin pas renies se Mubarakut- permes nje komunikate te publikuar ne Facebook, foli per tentative destabilizimi. “Ngjarjet ne Tahrir qe nisen mbremjen e se martes dhe perfunduan ne agimin e se merkures deshmojne te vetmin objektiv, ate te permbysjes se rendit dhe sigurise ne vend”.

Post a Comment