X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » "Spiegel”: Greqia do dalë nga Eurozona

"Spiegel”: Greqia do dalë nga Eurozona

Written By The Informer on 5.06.2011 | 13:12

ATHINE- Për një kthesë të re dramatike në krizën greke ka shkruar sot revista gjermane “Spiegel”, sipas së cilës “Athina po shqyrton planet për një monedhë të re”. 
Në versionin online revista “Spiegel”, shkruan referuar burimeve të qeverisë gjermane, lidhur me lëvizjet e qeverisë greke, që sipas saj, po përgatit lënien e zonës Euro.

Në të njëjtën kohë revista shkruan se ministrat e Financave të Eurozonës dhe përfaqësues të Komisionit Evropian pritet të kenë mbrëmjen e sotme një takim urgjent e të fshehtë lidhur me krizën. "Përveç daljes së mundshmë të Greqisë nga bashkimi monetar, një ristrukturim i shpejtë i borxhit të saj do të jetë në rendin e ditës së këtij takimi. Një vit pas shpërthimit të krizës së greke, ky zhvillim i mundshëm paraqet një pikë kthese potencialisht ekzistenciale për Bashkimin monetar Evropian, pavarësisht se cili variant në fund të fundit do të vendoset pr t’iu dhënë zgjidhje problemeve masive të Greqisë" – shkruan revista.

Burimet e njëjta i thanë revistës që ministri gjerman i Ekonomisë Wolfgang Schäuble do të përpiqet të shmangë daljen e Greqisë nga zona Euro. "Burimet thanë “Spiegel” se ministri Schäuble ka ndërmend të përpiqet për të parandaluar Greqinë të largohet nga zona euro, nëse është e mundur. Gjatë takimit të Luksemburgut ai do të ketë me vete një dokument të brendshëm të përgatitur nga ekspertë të ministrisë, me anë të të cilit do të paraqesë pasojat e mundshme e tmerrshme, në qoftë se Athina do të heqë dorë nga Euro.

“Këto raporte janë një provokim, minojnë përpjekjet e Greqisë dhe iu shërbejnë lojërave spekulative" - tha në një deklaratë zëvendësministri grek i Financave Filipos Sahinidhis. Nuk mendoj se Greqia do të largohet nga euro – tha ai.
Artikulli shkaktoi një breshëri mohimesh edhe nga qeveria gjermane dhe përfaqësuesi i Këshillit të ministrave të Financave të eurozonës.
Nuk ka plane të tilla, tha për Reuters një burim i qeverisë gjermane.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger