X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » SHBA-Pakistan, Bin Laden u komplikon “jetën”

SHBA-Pakistan, Bin Laden u komplikon “jetën”

Written By The Informer on 5.02.2011 | 09:11

Vdekja e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden, do të luajë një rol të rëndësishëm në komplikimin e marrëdhënieve mes Pakistanit dhe Shteteve të Bashkuara.

Pakistani ka qenë epiqendra e luftës kundër Al Kaedës dhe është aleati më i rëndësishëm i Perëndimit, por edhe më i vështiri, sipas CIA-s.

Autoritetet pakistaneze kanë mohuar vazhdimisht lidhjet e tyre me Al Kaedën, apo me bashkëpunëtorët e tyre në Afganistan, talebanët, që kanë bastione në Pakistan që prej vitit 2002.

Fakti që Osama bin Laden ka jetuar për një kohë të gjatë në një kompleks pranë akademisë ushtarake të Pakistanit ngre edhe njëherë një pyetje me vend: Cfarë kishte marrë vesh shërbimi sekret pakistanez dhe kur e kishte marrë vesh?

Kompleksi i ndërtesave ku jetonte sheiku kishte mure të larta, tela me gjemba dhe kamera sigurie. Kush e ndërtoi? Autoritetet lokale, përfshirë policinë dhe akademinë ushtarake, nuk patën asnjëherë dyshime?

Pas 11 shtatorit të vitit 2001, Pakistani arrestoi Khalit Sheikh Mohammed, i dyshuar si arkitekti kryesor i antentateve.

Por që prej vitit 2005, autoritetet amerikane janë bindur se shërbimi sekret lokal ka vendosur lidhje me grupet terroriste islamike, për të zgjedhur se kë të mbështesë.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger