X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Presidenti, nderime dëshmorëve të Atdheut

Presidenti, nderime dëshmorëve të Atdheut

Written By The Informer on 5.05.2011 | 11:49

Presidenti i Republikës zgjodhi të ishte në Dibër për të përkujtuar 5 Majin. Në Varrezat e Dëshmorëve në Peshkopi, presidenti Topi vendosi një kurorë me lule në nderim, sic u shpreh ai, të veprës heroike të dëshmorëve. (UPDATE)

"Erdha për ta përkujtuar këtë ditë në Dibër, sepse Dibra si çdo qelizë e tokës shqiptare është një zonë e shquar patriotizmi me vlera të mëdha historike dhe besoj që gjithçka që ne gëzojmë sot, gjithçka që ne po ndërtojmë sot drejt rrugës për në Bashkimin Evropian patjetër, është ndërtuar mbi një bazament vlerash patriotizmi që i dedikohet të gjithë dëshmorëve të kombit, të gjithë patriotëve dhe kjo është arsyeja që ne përulemi sot për të nderuar veprën e tyre", tha Topi.

Më pas, sipas traditës, Presidenti zhvilloi vizita në familjet e dëshmorëve dibranë: tek mbesa e Heroit të Popullit Nazmi Rushiti, familja e Heroit të Popullit Irfan Hajrullahu dhe tek familja e dy vëllezërve të rënë, Tasim dhe Hamza Shehu. Presidenti shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Peshkopisë Ilir Krosi, prefekti Genc Sharku, deputeti Sherefedin Shehu dhe anëtarë të Kabinetit.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger