X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Osama varroset në det? Shpërthejnë polemikat !

Osama varroset në det? Shpërthejnë polemikat !

Written By The Informer on 5.02.2011 | 08:48

Vëmendja kryesore e mediave botërore po përqendrohet te varrosja në det e trupit të Osama bin Laden, sipas një njoftimi të dhënë nga zyrtarët amerikanë.

Shtetet e Bashkuara deklaruan se varrosja në det u mor në bazë të traditës islamike, por edhe si pasojë e refuzimit për pranimin e kufomës nga Arabia Saudite apo nga vende të tjera islamike.Nga ana tjetër ka ardhur edhe reagimi i myslimanëve.

"Kjo lloj varrosje është një dhunim i rëndë i Islamit", thotë Mahmoud Ashour, i Akademisë së Kërkimeve Islamike në al Azhar, qendra më e madhe kërkimore sunite në Kajro.

"Zgjedhja e amerikanëve për të varrosur kufomën e Bin Ladenit në det është në kundërshtim me principet e islamizmit. Varrosja e të vdekurit në det bëhet vetëm nëse mjeti më të cilin lundron është shumë larg brigjeve dhe kufoma rrezikon të dekompozohet", shpjegon Abdel Mouti al-Bayoumi, nga grupi i kërkuesve në të njëjtën akademi.

Edhe burime nga Xhamia e Madhe në Paris thonë se varrosja në det e kufomës është tërësisht kundër rregullave të islamit.

Kufoma, foto e montuar
Një burrë me pamje të shpërfytyruar me sy të nxjerrë, mjekër e errët; kjo është fotoja që televizioni pakistanez Geo Tv, rrjeti kryesor në vendin aziatik publikoi, pa theksuar nëse këto ishin imazhet origjinale të kufomës së kryeterroristit, të vrarë mëngjesin e sotëm nga forcat amerikane.

Nuk kaloi shumë që vetë televizioni pranoi se ajo foto ishte e montuar dhe ishte në qarkullim prej vitit 2009,.

"Kur e publikuam specifikuam se nuk ishim në gjendje që ta vertetonim nëse ishte origjinale apo jo. Verifikuam që ishte e montuar dhe e tërhoqëm menjëherë", tha Rana Jaëad, shefi i zyrës së Islamabadit të televizionit Geo Tv.

Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger