X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Lëvizja për Bashkim: Moisiu ka të drejtë, Kosova krahinë e Shqipërisë

Lëvizja për Bashkim: Moisiu ka të drejtë, Kosova krahinë e Shqipërisë

Written By The Informer on 5.08.2011 | 14:42


Deklarata e ish presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu, se Kosova është krahinë e Shqipërisë, kanë marr mbështetje të një partie politike në Kosovë, qe në plan program të saj ka bashkimin kombëtarë. Fjala është për Lëvizjen për Bashkim, sipas së cilës, çdo politikan me dinjitet është me idenë e Alfred Moisiut.
“Tashmë për herë të dytë Alfred Moisiu, kryetar i Republikës së Shqipërisë në mandatin e kaluar, shprehet qartazi për bashkim kombëtar. Lëvizja për Bashkim e përshëndetë këtë qëndrim dhe është e bindur se çdo politikan me dinjitet është për këtë ide.” thuhet në një komunikatë. Ajo që dëshiron të shpjegojë Lëvizja për Bashkim sipas tyre është fjalori i (keq)përdorur nga disa analistë e politikanë pas këtij qëndrimi të ish-kryetarit Moisi”, transmeton indeksonline.
“Kur thuhet: “Kosova është krahinë e Shqipërisë”, nuk është bërë asnjë gabim. Aq më tepër nuk është bërë asnjë fyerje e Kosovës apo nënvlerësim i saj. Të gjithë anëtarët e idesë së bashkimit kombëtar, por edhe ata që nuk janë anëtarë të kësaj ideje duhet ta dinë se edhe Republika e Shqipërisë, edhe Kosova duke qenë pjesë të Shqipërisë, përbëhen njëkohësisht edhe nga krahina të ndryshme po ashtu të Shqipërisë. Me fjalë të tjera, “Kosova është krahinë e Shqipërisë” do të thotë: Kosova është Shqipëri”, vlerëson Lëvizja për Bashkim.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger