X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » Krisje në mardhëniet ushtarake SHBA-Pakistan

Krisje në mardhëniet ushtarake SHBA-Pakistan

Written By The Informer on 5.05.2011 | 11:27

Krerët e ushtrisë pakistaneze kanë vendosur që prania e trupave ushtarake amerikane në territorin e tyre duhet të reduktohet në minimum.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ushtria lokale, e cila ka saktësuar se dëshiron të rishikojë nivelin e bashkëpunimit me SHBA në fushën ushtarake.

Gjithashtu, Islamabadi zyrtar dëshiron të rivlerësojë bashkëpunimin mes shërbimeve sekrete, në rast se në Pakistan do të ketë operacione të tjera si ai për vrasjen e Bin Laden.

Burimet ushtarake kanë shtuar më tej se sheiku i terrorit nuk ka dalë asnjëherë gjatë pesë viteve të fundit nga rezidenca e tij në Abotabad, ku dhe u vra.

Kryeministri pakistanez, Yousuf Raza Gilani deklaroi dje se të gjitha agjencitë ndërkombëtare të spiunazhit kanë pjesën e tyre të fajit në lokalizimin dhe arrestimin e vonë të kreut të Al Kaedës. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger