X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Egjipt, pakt pajtimi mes Fatahut dhe Hamasit

Egjipt, pakt pajtimi mes Fatahut dhe Hamasit

Written By The Informer on 5.04.2011 | 10:25

Eshte zhvilluar në Kajro të Egjiptit ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së pajtimit kombëtar palestinez. 

Lideret e dy fraksioneve të mëdha rivalë, Fatahut dhe Hamasit kanë vene firmen e tyre ne dokumentin qe synon t'i jape fund mosmarrëveshjeve disa vjecare.

Mahmud Abaz dhe Khaled Meshal nuk ishin takuar me qe debimi i Fatahut nga Gaza ne 2007-ten, pas fitores shokuese te gjedhjeve te pergjithshme nga Hamasi. Pakti i hap rrugen krijimit te nje qeverie te perkohshme perpara zgjedhjeve kombetare te vitit te ardhshem. Revoltat arabe i dhane nje shtyse perpjekjeve per pajtim mes fraksioneve palestineze.

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka qene gjithmone dyshues ndaj Hamasit, por qeveria e re e Egjiptit ka marre nje qendrim shume me pak armiqesor ndaj grupit islamik. Nenshkrimi i marreveshjes ne Kajro shihet si shenja e pare e ndikimit qe ndryshimet politike ne boten arabe kane patur edhe ne dinamiken e konfliktit izraelito-palestinez. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger