X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Digjet ambasada britanike në Tripoli

Digjet ambasada britanike në Tripoli

Written By The Informer on 5.02.2011 | 08:43

Televizioni BBC njoftoi se godina e ambasadës britanike në kryeqytetin libian Tripoli u dogj krejtësisht, pas sulmeve të njerëzve të egërsuar nga vrasja djalit të Muhamar Gadafit pas sulmit me raketë të së shtunës.

Sic njoftojne burime te medias, edhe ambasada italiane u sulmua nga grupet e protestuesve dhe gjendja ne kryeqytet vazhdon te jete e tensionuar.
Edhe Kombet e bashkuara po terheqin stafin nderkombetar nga kryeqyteti i Libise, pasi u sulmuan edhe zyrat e saj. Nje zyrtar i OKB-se tha per BBC-ne se personeli do te largohet nga vendi dhe ky vendim do te rishikohet javen qe vjen.
I menjehershem ishte edhe reagimi i sekretarit te Jashtem britanik William Hague. Ai deklaroi se qeveria e tij vendosi te deboje ambasadorin libjan nga Britania. Z. Hague, tha se sulmet kundër misioneve diplomatike shkelin Konventën e Vjenës.

Zyrat e OKB-se ne Tripoli gjate sulmit edhe u bastisen. Ndersa raportet per vdekjen e Saif al arab Gadafit, perhapeshin neper qytet, grupe demonstruesish te zemeruar, nisen te mblidhen nga cdo cep i tij, sipas gjasave ne menyre spontane. Kombet e Bashkuara humben tani se fundi 7 punonjes te tyre ne Afganistan pas nje sulmi mbi kompleksin e organizates ne qytetin Mazar e-Sharif dhe duket se nuk duan te rrezikojne serish ne Libi.

Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger