X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Turqia: Deklarata e Obamës shtrembëron faktet historike

Turqia: Deklarata e Obamës shtrembëron faktet historike

Written By The Informer on 4.25.2011 | 14:49

Turqia e cilësoi si të papranueshme qëndrimin dhe deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, për ditën e përkujtimit të masakrës ndaj popullit të Armenisë nga turqit osmanë gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.

"Presidenti Obama në deklaratën e tij mbajti qëndrim të njëanshëm", thuhet në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu. "Kjo deklaratë shtrembëron faktet historike. Prandaj ne e shohim këtë shumë problematike dhe shprehim keqardhje".

Deklarata vazhdon se "ne presim që SHBA të mos hapë probleme, por ta bëjë më të lehtë procesin normalizues mes Turqisë dhe Armenisë". Në përfundim ministri Davutoglu nënvizon se "pavarësisht këtyre ndërhyrjeve për interesa politike, ne do të vazhdojmë të punojmë që e kaluara të mbetet thjesht një kujtesë dhe të ndërtojmë një të ardhme përbashkët me Armeninë".

Për këtë deklaratë të Obamës komentoi edhe Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan. Ai u shpreh se qëndrimi i Obamës vjen në një kohë kur dihet ndjeshmëria e Turqisë lidhur me këtë çështje".

Në komentin në nderim të viktimave, Presidenti Obama i cilëson zhvillimet e vitit 1915 si të tmerrshme dhe tha se historia armene është dëshmi e triumfit mbi ata që u përpoqën ta shkatërrojnë këtë komb.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger