X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » Të ndryshohet karakteri nacional – shovinist i Maqedonisë

Të ndryshohet karakteri nacional – shovinist i Maqedonisë

Written By The Informer on 4.21.2011 | 09:48

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, vlerëson se shqiptarët në Maqedoni po shtypen si në kohën e ish Jugosllavisë. Ai gjatë një debati në Shkup, të organizuar nga instituti “Liberta” akuzoi politikanët maqedonas se po përpiqen të ndërtojnë shtet kundër shqiptarëve.

Politikani kosovar tha problem i Maqedonisë është karakteri i shtetit dhe jo shqiptarët. “Karakteri nacional - shovinist i Maqedonisë është ai i cili duhet të ndryshohet. Këtë shqiptarët duhet ta thonë hapur dhe me vendosmëri dhe të mos lejojnë që qarqet shoviniste maqedonasi ti shtypin shqiptarët si në kohën e ish Jugosllavisë. Politikanët shovinist maqedonas duhet ta kuptojnë se problemi në Maqedoni nuk janë shqiptarët por problemi është karakteri i shtetit i cili në aq shumë aspekte është anti-shqiptar”, tha Kurti për lajmpress.
Ai adresoi kritika edhe ndaj qeverive në Tiranë dhe Prishtinë për moskujdesin për shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës. “Ne nuk jemi të kënaqur me Qeverinë e Kosovës jo vetëm me politikat e brendshme, por edhe sa i përket një lloj mosangazhimi të kësaj qeverie jashtë Kosovës. Mendoj se në masë të konsiderueshme kjo vlen edhe për Shqipërinë, qeveritë e së cilës kanë dëshmuar që për çështjen shqiptare kanë qenë më të angazhuara se Qeveritë e Prishtinës, por megjithatë duhet pasur parasysh se ata i kanë pasur edhe mundësitë më të mëdha”, tha ai.
Deputeti kosovar, Albin Kurti partia e të cilit angazhohet për bashkimin e trojeve etike ka thënë se përçarja i ka varfëruar shqiptarët. Sipas tij shqiptarët e duan territorin që ju takon, sepse territori paraqet shans të mirë për zhvillim ekonomik.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger