X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Siria mbyll pikat kufitare me Jordaninë

Siria mbyll pikat kufitare me Jordaninë

Written By The Informer on 4.25.2011 | 14:17

Siria ka mbyllur të gjitha kalimet në kufi me Jordaninë, pasi ushtria ka ndërmarrë një ofensivë kundër manifestuesve në Dara, në jug të vendit. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike nga qyteti i Amanit, sipas të cilave kalimi tranzit në pikat kufitare të Darasë dhe Nasibit është bllokuar.

Ndërkohë, nga ndërhyrja e 3 mijë trupave ushtarake me tanke të blinduara në Dara deri tani llogariten 25 të vdekur.

Pas lutjes së mëngjesit, snajpera besnikë ndaj qeverisë kanë filluar të qëllojnë ndaj ndërtesave të ndryshme, duke penguar njerëzit të dalin në rrugë.

Në qytetin jugor, epiqendër e protestave, qeveria ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ushtria ka hyrë me forcë në disa shtëpi. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger