X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Siri, tension në prag të protestës masive

Siri, tension në prag të protestës masive

Written By The Informer on 4.22.2011 | 00:58

Masat e sigurisë janë ngritur në Siri, në prag të atij që protestuesit kanë deklaruar se do të jetë tubimi më i madh i organizuar deri më sot kundër presidentit Bashar al Assad dhe qeverisë së tij.

Trupa ushtarake janë vendosur në qytetin e Homsit, para mbajtjes së lutjeve të së premtes, që është bërë edhe gjeneratori i protestave.

Për të lejuar mbajtjen e protestave paqësore, presidenti Assad hoqi dje gjendjen e jashtëzakonshme 50-vjecare.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se Assad ka mundësinë të vërtetojë synimet e tij të mira duke lejuar mbajtjen e protestave pa i shtypur ato.

“Reformat e presidentit do të marrin kuptim nëse forcat e sigurisë do të ndalin të shtënat, burgosjen dhe torturimin e protestuesve”, ka deklaruar drejtori i HRW për Lindjen e Mesme, Joe Stork.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger