X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » SHBA, akuza inteligjencës pakistaneze

SHBA, akuza inteligjencës pakistaneze

Written By The Informer on 4.21.2011 | 09:25

Ushtaraku i lartë amerikan, admirali Mike Mullen ka akuzuar agjencinë pakistaneze të inteligjencës se ka lidhje me militantët që sulmojnë trupat aleate në Afganistan.

Mullen tha se shërbimi sekret pakistanez, ISI, ka një marrëdhënie afatgjatë me një grup militant të drejtuar nga rebeli afgan Jalaluddin Haqqani.

Deklaratat e admiralit vijnë pas një seri bisedimesh që ai zhvilloi të mërkurën në Islamabad, ndërkohë që zyrtarë pakistanezë ndodhen në SHBA për bisedime mbi cështjet e sigurisë.

Si zakonisht, Pakistani nga ana e tij i ka hedhur poshtë akuzat, të cilat janë bërë edhe më parë por në kushte anonimati nga zyrtarët amerikanë.

Por këtë herë, me deklaratën e admiralit Mullen, është folur për herë të parë publikisht për lidhjen mes agjentëve pakistanezë dhe rebelëve.

“E dimë shumë mirë që ISI ka një marrëdhënie afatgjatë me rrjetin e Haqqani-t”, ka deklaruar Mullen për një gazetë pakistaneze. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger