X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Serbi, Dënohet me 2 vjet burg lideri i së djathtës ekstreme

Serbi, Dënohet me 2 vjet burg lideri i së djathtës ekstreme

Written By The Informer on 4.20.2011 | 11:00

BEOGRAD- Lideri i së djathtës ekstreme Milan Obradoviç, është dënuar me dy vjet burg për nxitje të dhunës gjatë marshimit të paradës së homoseksualëve në tetor të vitit 2010. Ndërkohë mediat vendase bëjne me dije se gjykata e lartë e Beogradit gjithashtu ka dënuar dhe 13 ekstremistë të tjerë nga 8 deri në 18 muaj për sulmet që i kanë bërë policisë e cila mbikqyrte paradën në fjalë.

Mësohet se lideri i grupit ekstremist Obraz, Milan Obradoviç, akuzohet se ka organizuar një grup që ka përdorur dhunë në mënyrë që të ndalonte paradën e homoseksualëve, e para që është mbajtur në Serbi. Më shumë se 140 persona, kryesisht policë janë lënduar ndërsa infrastruktura e pjesës së poshtme të Beogradit ishte dëmtuar gjatë përleshjeve. Parada ishte parë si test për Serbinë e cila po bënë përpjekje që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger