X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Putin: Rusia deri në 2020, pjesë e ekonomive madhore

Putin: Rusia deri në 2020, pjesë e ekonomive madhore

Written By The Informer on 4.20.2011 | 10:45

Rusia mund të hyjë brenda vitit 2020 mes pesë ekonomive më të fuqishme botërore dhe ekonomia e saj do të mund t’u mbijetojë kërcënimeve të jashtme.

Deklarata është bërë nga kryeministri rus Vladimir Putin, i cili duke folur në Dhomën e Ulët të Parlamentit ka sqaruar se inflacioni në vitin 2011 nuk do të shkojë mbi 7.5 për qind.

Nga ana tjetër, Putin ka bërë gjithashtu të ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 4.4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti.

Ndër të tjera, ai që mund të jetë sërish kreu i Kremlinit ka shtuar se qeveria e tij do të shpenzojë 37.5 miliardë euro për të rritur nivelin e lindjeve me 25-30 për qind.

E gjitha kjo, ka sqaruar Putin, synohet të arrihet brenda vitit 2015 për të kompensuar rënien demografike të vendit të tij, një ndër superfuqitë ushtarake botërore. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger