X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , , » NATO: Gaddafi po minon Misratën

NATO: Gaddafi po minon Misratën

Written By The Informer on 4.29.2011 | 13:30

NATO deklaron se anijet luftarake të aleatëve kanë interceptuar forca që janë përpjekur të vendosin mina në qytetin-port të Misratës, në Libi.

Drejtori i NATO-s për operacionet në Libi, brig Rob Weighill ka deklaruar se anijet ushtarake të vendosura në Mesdhe ndaluan një tentativë për vendosjen e minave mëngjesin e së premtes.

“Anijet tona interceptuan varkat e vogla që po i vendosnin dhe ne i hoqëm të gjitha minat që gjetëm”, ka bërë të ditur Weighill nga baza e Aleancës në Napoli.

Ndërkohë, rebelët libikë thonë se tanket e qeverisë kanë nisur një tjetër sulm në Misrata, që ka qenë nën sulmet me artiljeri të rëndë prej disa javësh.

Në zhvillime të tjera, trupa ushtarake tuniziane raportohet se kanë kapur ushtarë libikë që kanë kaluar kufirin në kërkim të rebelëve. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger