X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » NATO gabon, vret 11 rebelë

NATO gabon, vret 11 rebelë

Written By The Informer on 4.28.2011 | 01:45

Një gabim i NATO-s ka vrarë 11 luftëtarë rebelë dhe ka plagosur dy të tjerë në qytetin e Misuratës, ku pas disa ditësh qetësie, kanë rinisur luftimet me forcat e Gedafit.

Dy të mbijetuarit nga sulmi, të shtruar në spitalin e Misuratës, thanë për reporterët ndërkombëtarë se ata ndodheshin në zonën bregdetare të qytetit pranë një fabrike celiku kur janë bombarduar nga një avion i NATO-s.

Por sulmi fatal nuk është konfirmuar ende nga Aleanca. Zëdhënësi i NATO-s tha se nuk kishte dijeni për incidentin në fjalë dhe se për ta verifikuar atë duhen pritur edhe disa orë.

Forcat  pro-qeveritare rinisën ditën e martë bombardimet në qytetin e Misuratës të mbajtur prej muajsh nga rebelët. Por, sic thanë burimet rebele, nëse NATO nuk do të kishte bombarduar pozicionet e artilerisë së rëndë të Gedafit mbrëmjen e së martës, bombardimet që do të rrezikonin jetën e civilëve do të kishin vazhduar.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger