X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Lavrov: Perëndimi, presion Ballkanit

Lavrov: Perëndimi, presion Ballkanit

Written By The Informer on 4.21.2011 | 03:29

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar nga Shkupi se Perëndimi po vendos në pozitë të vështirë Ballkanin, duke e vënë para një zgjedhjeje, Evropën ose Rusinë. 

Në këtë mënyrë ai iu përgjigj interesit të gazetarëve, të cilët e pyetën nëse vizita e tij këtu kishte të bënte me rritjen e interesave të Rusisë në Ballkan.

“Disa politikanë perëndimorë duan të detyrojnë disa shtete që të bëjnë një zgjedhje, ose me Rusinë ose me Evropën”, ka pohuar Lavrov.

Ai ka theksuar se vizita e sotme ka të bëjë me lidhjet kulturore dhe fetare mes dy vendeve, si dhe me rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Gjithashtu, Lavrov i ka dorëzuar homologut të tij, Antonio Milloshoski dokumente historike mbi Maqedoninë, që ruheshin në arkivën e Ministrisë së Jashtme ruse.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger