X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Krasniqi:Koha për marrëveshje të re në Maqedoni!

Krasniqi:Koha për marrëveshje të re në Maqedoni!

Written By The Informer on 4.29.2011 | 13:58

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje partive politike shqiptare që të unifikojnë dhe identifikojnë interesat e përbashkëta të shqiptarëve në Maqedoni. Nëse nuk është i mundur koalicioni parazgjedhor atëherë i domosdoshëm, sipas tij, do të ishte koalicioni pas-zgjedhor që do të artikulonte interesat nacionale të shqiptarëve në Maqedoni, ka deklaruar Krasniqi.

“Është koha e fundit, ata që duan të merren me politik të mos merren me politika parciale, le të merren me politikën e interesit nacional të shqiptarëve në Maqedoni dhe nëse merren dhe kanë parasysh interesin nacional të shqiptarëve në Maqedoni, këto parti politike, duhet të formojnë koalicion nëse jo parazgjedhor, atëherë koalicion pas zgjedhor”, ka thënë Kransiqi në një intervistë për emisionin ‘Rruga drejt’, në Alsat-M.
“Gjithsesi se pa një bashkim të shqiptarëve dhe pa një unifikim dhe identifikim të interesave shqiptare në Maqedoni, nuk mund të realizohet Marrëveshja e Ohrit, por, nuk mund të realizohen kërkesat tjera që janë të arsyeshme dhe të domosdoshme për të qenë Republika e Maqedonisë një vend i suksesshëm, por, për të qenë e suksesshme edhe politika shqiptare në Maqedoni”,
Kryeparlamentari Krasniqi gjithashtu vlerëson se Marrëveshja e Ohrit 10 vite pas nënshkrimit të saj duhej të ishte e tejkaluar dhe se tani, sipas tij, është koha për marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve... “Është koha për një pozicionim më të favorshëm për shqiptarët dhe sidomos një kërkesë ose një domosdoshmëri që të shtohet fuqia ekonomike e shqiptarëve në atë pjesë dhe kjo fuqi ekonomike nuk mund të shtohet pa një ndarje të barabartë të buxhetit të shtetit”.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger