X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Kosovë, përfundon regjistrimi i popullsisë

Kosovë, përfundon regjistrimi i popullsisë

Written By The Informer on 4.20.2011 | 10:33

Në mesnatë ka përfunduar regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare të Kosovës, edhe në 6 komunat, për të cilat ishte dhënë një afat shtesë prej 4 ditësh. 

Regjistrimi i cili kishte filluar më 1 prill ishte parashikuar të përfundonte më 15 prill, por në komunën e Prishtinës, Deçanit, Parteshit, Kllokotit, Ferizajit, dhe të Graçanicës, ndërsa në të tjerat kishte përfunduar sipas afatit.

Ndonëse rezultatet jo përfundimtare pritet të publikohen gjatë muajit qershor, përflitet se në Kosovë jetojnë më pak se 2 milion banorë. Sipas zyrtarëve të Entit të Statistikave të Kosovës regjistrimi ka ecur mbarë, ndërsa nuk jepen statistika për numrin e banorëve dhe përfshirjen e tyre në regjistrim.

Mënyra e realizimit të këtij procesi ishte kritikuar edhe nga subjektet politike opozitare. Lëvizja Vetëvendosje e ka konsideruar këtë proces si dështim teknik dhe politik.Ndërsa, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se janë bërë shkelje në regjistrimin e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger