X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Jemen, presidenti vendos kushte për largimin nga pushteti

Jemen, presidenti vendos kushte për largimin nga pushteti

Written By The Informer on 4.24.2011 | 00:09

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka pranuar të japë dorëheqjen pas 32 vitesh pushtet. Largimin nga pushteti ai e kushtëzon me disa kërkesa që opozita duhet të plotësojë, kushte të cilat përfshijnë që ai dhe familja e tij të kenë imunitet të garantuar.

Liderët e opozitës janë shprehur të gatshëm të plotësojnë shumicën e kushteve të përcaktuara, gjë e cila do të çojë më pas në formimin e një koalicioni të gjerë qeverisës. Presidenti do t'ia kaloi autoritetin zv.presidentit aktual.

Por nga ana tjetër forcat e opozitës nuk garantojnë ndërprerjen e protestave. Pavarësisht se qeveria dhe opozita mund të arrijnë marrëveshjen nuk është ende e qartë nesh protestuesit do të vazhdojnë të tregojnë zemërimin ndaj qeverisë, sidomos pas vrasjeve të 52 personave në protestën e 18 marsit.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger