X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Feith: Kosova është e juaja jo e ndërkombëtarëve

Feith: Kosova është e juaja jo e ndërkombëtarëve

Written By The Informer on 4.22.2011 | 01:03

PRISHTINE- Ndërkombëtarët nuk duhet të rrinë në Kosovë asnjë minutë më gjatë se sa është e nevojshme. Kosova është e juaja, ajo nuk i përket bashkësisë ndërkombëtare. Kështu është shprehur sot Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith, i cili ka thënë se pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës shumë shpejt do t’i vijë fundi.

Këto komente, Feith i bëri para nxënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” gjatë një ligjerate që mbajti në këtë shkollë. Me këtë rast, ai u është përgjigjur edhe pyetjeve të ndryshme të nxënësve, duke u hequr atyre dilemat për veriun e Kosovës.

“Veriu do të mbetet në Kosovë. Ne jemi duke me Qeverinë që të arrijmë deri tek qytetarët e veriut, të punojmë me ta dhe jam i bindur se do të arrijmë progres, qoftë përmes dialogut, qoftë përmes mjeteve tjera”, ka thënë Feith.


Ai ka theksuar se rolit të tij si mbikëqyrës i pavarësisë po i vjen fundit dhe se fundi po i vjen edhe pavarësisë së mbikëqyrur. “Mendoj se ndërkombëtarët nuk duhet të rrinë në Kosovë, asnjë minutë më gjatë sesa që është e nevojshme. Kosova është e juaja, ajo nuk i përket bashkësisë ndërkombëtare. Ju sigurojë se periudhës së pavarësisë së mbikëqyrur do t’i vijë fundi shumë shpejt”, ka thënë ai.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese dhe ndikimin e tij, Feith ka thënë se cështja e ndryshimit të Kushtetutës është një çështje për të cilën duhet të vendosë Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës. Unë nuk do të ndikoj në këtë. Feith tha se i takon Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të qytetarëve kosovarë në Kuvend që të marrin vendimet përfundimtare lidhur me këto ndryshime.

“Çështja e ndryshimit të Kushtetutës është një çështje për të cilën duhet të vendosë Kuvendi dhe qytetarët e Kosovës. Unë nuk do të ndikoj në këtë. Do të ndihmoj po qe se nevojitet dhe po qe se më kërkohet, do të asistoj dhe do të ofrojmë ekspertizën tonë, por në fund të fundit vendimet do të merren nga përfaqësuesit e juaj në Kuvend”, u shpreh ai, për të shtuar se shumë shpejt do ta përfundojë mandatin e tij si mbikëqyrës i pavarësisë së Kosovës.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger