X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Brukseli; sanksione të reja Teheranit!

Brukseli; sanksione të reja Teheranit!

Written By The Informer on 10.14.2012 | 03:20

Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje për një “rëndim të mëtejshëm” të masave ndëshkuese ndaj Iranit. 

Lajmin e bëjnë të ditur burime diplomatike, të cilat kanë deklaruar se paketa përbën një ashpërsim të masave që aplikohen prej kohësh ndaj Teheranit.

Sanksionet kanë të bëjnë ndër të tjera me sektorin e hidrokarbureve, transaksionet financiare me bankat iraniane, kufizimet tregtare dhe transportin detar.

Gjithashtu, paketës do t’i shtohen emra dhe institucione të cilave u janë ngrirë pasuritë dhe u janë ndaluar vizat për të hyrë në vendet anëtare të Bashkimit
Evropian.

Në fillim të muajit presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad fajësoi “armiqtë e jashtëm” për rënien drastike që ka pësuar në kursin e këmbimit monedha e vendit, riali.

Në vetëm një javë, monedha iraniane humbi rreth 25% të vlerës së saj, duke regjistruar një rekord të ulët historik në këmbimin me dollarin.

Ahmadinejad u shpreh se sanksionet ekonomike perëndimore janë të krahasueshme me një luftë ekonomike, por theksoi se kjo nuk do të detyrojë Teheranin që të tërhiqet nga projekti i tij bërthamor.

Ministri i Industrisë, Mehdi Ghazanfari, nga ana e tij fajësoi spekulatorët për inflacionin galopant.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit argumentohej se një situatë e tillë është shkaktuar is rrjedhojë e sanksioneve ekonomike të Iranit në lidhje me programin e diskutueshëm bërthamor.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger