X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , » Testamenti i Osama Bin Laden

Testamenti i Osama Bin Laden

Written By The Informer on 5.03.2011 | 09:03

Osama Bin Laden nuk donte që fëmijët e tij të bëheshin pjesë e Al Kaedës. Kështu rezulton, sipas të përditshmes së Kuvajtit, “Al Anbaa”, në vullnetin e fundit të shprehur nga sheiku i terrorit.

E përditshmja flet për ekzistencën e një dokumenti me përmbajtje “private dhe konfidenciale” me datë 14 dhjetor 2001, rreth tre muaj pas sulmit ndaj Kullave Binjake të 11 shtatorit, e shkruar kur forcat amerikane kishin filluar ta ndiqnin në Afganistan.

Në dokumentin me katër faqe, të shkruar në kompjuter dhe të firmosur “Vëllai juaj Abu Abdullah Osama Muhammad Bin Laden”, lideri i Al Kaedës parashikonte se do të vritej nga një “tradhëti” dhe i urdhëronte grave të veta të mos martoheshin, të mos rreshtoheshin në rradhët e grupit të tij terrorist dhe të mos shkonin në “front”.

E përditshmja “Al Anbaa” nuk saktëson se si e ka gjetur dokumentin. Në “testamentin” e tij, Bin Laden i kërkon falje fëmijëve që nuk kaloi shumë kohë me ta për shkak të devotshmërisë së tij tek xhihadi.

Në fund Osama nuk harron të përballet me aspektin politik dhe, duke marrë përsiper tragjedinë e Kullave Binjake, pohon se atentatet e 11 shtatorit ishin “sulmi i tretë” ndaj djallit të madh amerikan. I pari ishte atentati ndaj marinsave në Liban që në 1983-shin humbën jetën 241 ushtarakë amerikanë, ndërsa i dyti ishte ai kundër ambasadës amerikane në Nairobi në 1998-n, “nga ku dhe nisi edhe sulmi ndaj Somalisë dhe ku humbën jetën 31 mijë civilë”.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger