X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Shërbimi pakistanez: Ndihemi të turpëruar

Shërbimi pakistanez: Ndihemi të turpëruar

Written By The Informer on 5.03.2011 | 08:46

Agjencia pakistaneze e inteligjencës ka deklaruar se ndihet jashtëzakonisht e turpëruar nga mungesa e informimit mbi vendin ku fshihej Bin Laden.

Bin Laden fshihej në një kompleks rezidencial në qytetin e Abotabadit, fare pranë selisë së akademisë ushtarake elitë të Pakistanit.

Mungesa e dijenisë së shërbimeve sekrete për këtë ndërtesë ka vënë në dyshim marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit.

Autoritetet amerikane janë të bindura se shërbimi sekret pakistanez ka vendosur lidhje me grupet terroriste islamike, për të zgjedhur se kë të mbështesë.

Kompleksi i ndërtesave ku jetonte sheiku kishte mure të larta, tela me gjemba dhe kamera sigurie. “Kush e ndërtoi? Autoritetet lokale, përfshirë policinë dhe akademinë ushtarake, nuk patën asnjëherë dyshime?”, janë pyetjet që shtron Uashingtoni. 
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger