X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , » Obama: Bin Laden është vrarë

Obama: Bin Laden është vrarë

Written By The Informer on 5.02.2011 | 08:33

Numri një i Al Kaedes, Osama Bin Laden është vrarë nga trupat amerikane në Pakistan.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka dhënë këtë lajm në një fjalim për kombin.

"Osama bin Laden u vra. Drejtësia u vu në vend", deklaroi presidenti amerikan Obama në një fjalim të drejtpërdrejt për kombin e tij dhe për të gjithë botën.

"Këtë mbrëmje jam në gjendje që t'ju njoftoj amerikanëve dhe të gjithë botës se trupat tanë kanë kryer një operacion dhe kanë vrarë Osama bin Laden, liderin e Al Kaedës", u shpreh Obama.

Presidenti deklaroi se muaj më parë është informuar për vendndodhjen e saktë të kryeterroristit. "Vetëm një javë më parë kishim informacionet e plota dhe të bindshme për të vepruar. Një grup i vogël agjentësh amerikanë kanë vepruar me kurajo të madhe, duke realizuar me sukses aksionin duke evituar viktima mes civilëve", tha Obama. 


Me plumb ne koke 
Televizionet pakistaneze kanë treguar imazhet e kufomës së Bin Laden.
Lideri terrorist është goditur me armë zjarri në kokë, sipas burimeve nga Pentagoni.

Forcat speciale që kanë ndërmarrë operacionin kanë treguar kujdes për të evituar viktimat mes civilëve të pafajshëm.


Xhihadi kercenon

Pas njoftimit për vrasjen e Osama Bin Laden, grupet e Xhihadit mallkojnë presidentin e SHBA-së, Barack Obama.

“Allah, bëj që ky lajm mos të jetë i vërtetë”, lexohet në një mesazh në faqet e grupeve islamike.

“Të mallkoftë Allahu, Obama! Amerikanë, ne do vazhdojmë t’iu shkatërrojmë”, përfundon mesazhi i shkruar në arabisht.
Pakistan, frikë për minorancat kristiane

Pas vrasjes së Osama bin Laden nga ana e forcave speciale amerikane, në Pakistan, kristianët janë seriozisht të rrezikuar.

Kështu deklaroi ministri për pakicat fetare në qeverinë e Islamabadit, Paul Bhatti, sipas të cilit gjendja është e nderë.

"Ka reagime të forta kundër minorancave kristiane dhe për këtë arsye qeveria po merr masa të forta mbrojtjeje", tha ministri.

Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger