X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , , , » Maqedonasit, pa viza edhe në Brazil

Maqedonasit, pa viza edhe në Brazil

Written By The Informer on 5.03.2011 | 09:09

Shtetasit e Maqedonisë së shpejti do të udhëtojnë në Brazil pa viza, pasi Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve firmosën dje një marrëveshje.

Ministri i Jashtëm maqedonas Antonio Milloshoski dhe homologu i tij brazilian Antonio de Agujar Patriota nënshkruan marrëveshjen për heqjen e vizave mes dy vendeve.

Milloshoski prej ditës së djeshme po zhvillon një vizitë dyditore në Brazil, e para e një ministri nga Shkupi në këtë shtet të Amerikës Latine.

Të dyja vendet do të shqyrtojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, kryesisht në planin ekonomik, arsimor, tregtar, kulturor dhe turistik.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger