X Qëndroni të informuar me vetëm një "Like"

Blogger Tips & Tricks

Headlines News :
Home » , , » Idrizi: Të krijohet ministria e emigracionit

Idrizi: Të krijohet ministria e emigracionit

Written By The Informer on 4.30.2011 | 11:21

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pjesë e koalicionit zgjedhor të mazhorancës “Aleanca për Qytetarin”, ka kërkuar dje themelimin e një ministrie të re në vend, që është ministria e emigracionit. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e shprehu këtë kërkesë në një takim elektoral që zhvilloi dje me qytetarët e njësisë bashkiake numër 5 në kryeqytet. Sipas tij, krijimi i një ministri emigracioni është domosdoshmëri dhe se PDIU si pjesë e mazhorancës qeverisëse do ta kërkonte krijimin e saj në mënyrë zyrtare, menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 8 majit. Idrizi e quajti themelimin e kësaj ministrie si një pikë të rëndësishme të programit të PDIU-së. “Kjo është një pikë thelbësore e programit tonë që ka të bëjë me lehtësimin e jetesës së qindra mijë ra bashkëkombësve tanë që ndodhen jashtë atdheut. Ne e kemi prezantuar këtë projekt në të gjitha instancat shtetërore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe gjatë vizitës sonë në Kosovë dhe kemi gjetur një dakordësi, në lidhje me themelimin e një institucioni që do të merret me diasporën shqiptare”, deklaroi PDIU gjatë takimit me simpatizantë të njësisë nr. 5. Në këtë kuadër Idrizi mori si shembull Kosovën dhe theksoi se krijimi i kësaj ministrie në shtetin fqinjë është një tjetër tregues se për ne, ngritja e kësaj strukture është emergjente. “Ju të gjithë e patë një ditë më parë themelimin e Ministrisë së Emigracionit në Kosovë. Pas këtyre zgjedhjeve ne do të kërkojmë me këmbëngulje themelimin e ministrisë së emigracionit, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë shqiptarëve që për arsye ekonomike janë detyruar të braktisin atdheun”, argumenti Idrizi në lidhje me këtë kërkesë të PDIU-së. Gjatë këtij takimi elektoral, në kryeqytet, Presidenti i Nderit të PDIU-së, Tahir Muhedini, i bëri thirrje politikës shqiptare që të ulin tonet dhe të bashkohen rreth çështjes kombëtare. Muhedini u bëri thirrje të gjithë banorëve, pavarësisht qëndrimeve, që të votojnë partinë kombëtare shqiptare. Krijimi i ministrisë së emigracionit ose një komiteti diaspore është një ndër pikat kryesore të programit të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, prej themelimit të saj. Kjo pikë programore i është prezantuar edhe drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar, ku është gjetur një dakordësi për themelimin e saj. Tashmë pritet që pas zgjedhjeve, kjo strukturë të ngrihet dhe mendohet se ajo do të drejtohet nga ndonjë nga përfaqësuesit e PDIU-së, parti kjo e cila tashmë është pjesë e mazhorancës të drejtuar nga PD.
Share this post :

Post a Comment

 
Support : Creating Website | Johny Template | Mas Template
Copyright © 2011. Albanian Defense News - All Rights Reserved
Template Created by Creating Website Published by Mas Template
Proudly powered by Blogger